E premte, 29 Mars, 2024

KURTI KËRKON ZGJEDHJE TË REJA

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë sot në një konferencë për media, për të shpjeguar rrjedhën e protestës së paralajmëruar për të shtunën më 29 shtator të këtij viti.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti she sekretarja e përgjithshme Vlora Haxhimehmedi dolën për të folur para gazetarëve, duke treguar se protesta do të nis në ora 14:00 dhe pika e grumbullimit do të jetë para Bibliotekës Kombëtare. E do të përfundojë me marsh paqësor e muzikë në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Lexoni edhe..

Lideri i VV, Albin Kurti ju ka bërë ftesë të gjitha partive, qytetarëve e pjesëtareve nga shoqëria civile dhe atyre që e dua Republikën të protestojnë për të nga sheshi i Republikës.

Kurti ndër tjerash ka thënë se pazaret e presidentit Hashim Thaçi me homologun  tij serb Aleksandër Vuqiç për copëtimin e Re0publikës duhet të ndalen, dhe se gjendja sosio-ekonomike dhe niveli i korrupsionit kërkojnë edhe legjitimet të ri në Kuvend, përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.

I pyetur nga gazetarët nëse VV do të pranonte të behet pjesë e një ekipi negociator për dialogun me Serbinë, Kurti tha se dialogu duhet të ndalet kësisoj si është, dhe se shteti i Kosovës së pari të bëjë një liste me krejt borxhet që Serbia ia ka Kosovës, duke i numëruar disa përfshirë të pagjeturit, gratë e vajzat e dhunuara, artefaktet e vjedhura, e shumë e shumë të tjera.

Sekretarja e VV-së Vlora Haxhimehmedi ndërkaq ka treguar se mbi 470 pika të VV-së brenda dhe jashtë Kosovës janë angazhuar për protestën e së shtunës.

Në protestën  e 29 shtatorit, ka pasur paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe mërgata kosovare.

Të ngjajshme