Vetëvendosje është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme partiake, andaj kryetari i kësaj lëvizjeje Albin Kurti, ka thënë se sot përcaktohen për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme.
Ai, përmes një postimi në Facebook, kërkoi që të bëhen më të mirë se që janë, njofton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com
“Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai i ka ftuar të gjithë anëtarët të votojnë.