Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka numëruar vendimet e qeverisë që ai drejton në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë gjatë vitit 2022, shkruan Fol Drejt.
Kurti tha se duke synuar mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit kushtetues, gjatë vitit të kaluar qeveria ka yfishuar buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq në 2023 do të ketë rritje edhe për 20%.
“Miratuam Strategjinë e Sigurisë 2022-2027;
Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë”, shkroi Kurti në Facebook.
Tutje, Kurti shtoi se janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë, ndërsa në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë.
“Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç;
Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019;
‘’Edukim në Siguri’’ do të jetë pjesë e kurrikulës shkollore”, përfundoi ai. /FolDrejt/