Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka kthyer sot përgjigje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për draftin e propozuar nga ky i fundit.
Kurti tha për Edi Ramën se në vend se të dalë me propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ai duhet të dalë me propozim për pakicën shqiptare në Serbi.
“Në Ohër kam ofruar që ta shkruaj draft statutin, nuk kam interes t’i dominojë, se jam kryeministër i të gjithëve, kam kërkuar që të ketë një dakordësi për parimet bazë, se nuk mund të ballafaqojmë tekste kur nuk kemi dakordësi për parimet”, ka thënë Kurti.
“Nuk kam dyshim që Rama beson që propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu krejt çfarë unë propozoj është që Rama këtë draft t’ia prezantojë Vuçiç në takimin e radhës të Ballkanit e Hapur për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë”, ka shtuar tutje ai.
“Aq më tepër që neni 8 pika 1 thotë që republika shqiptare mbron të drejta e minoriteve jashtë terriutorit të Shqipërisë, në vend që t’i propozohet për serbët në veri, t’ia propozojë për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë”, tha Kurti, transmeton Fol Drejt.