Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi sot Masakrën e Reçakut, duke bërë homazhe në Reçak.
Ai ndër të tjera u shpreh se populli i Kosovës, gjithmonë do jetë mirënjohës e falënderues ndaj ambasadorit, William Walker, për rolin e kontributin e tij për të vërtetën dhe Kosovën, përcjell Fol Drejt.
Ai tha gjithashtu se në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojnë 45 shqiptarët civilë të masakruar nga forcat serbe.
”Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë. Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civilë të masakruar nga forcat e Serbisë./FolDrejt/