fbpx
Fol Drejt
E martë, 6 Qershor, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    VIDEO/ KFOR-i dhe serbët lokalë në Leposaviq i matin forcat

    “Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit”

    Xhelal Sveçla: Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë/ Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit

    Deputeti Eman Rrahmani: Republika e Kosovës mbetet e rreshtuar si duhet në familjen euroatlantike

    Hapet Panairi i 23-të i Librit “Prishtina 2023” (FOTO)

    Çfarë do të thotë rizgjedhja e Erdoganit për marrëdhëniet e Turqisë me vendet e Gjirit?

    “Kushdo që kërkon protesta, ose shkarkimin e qeverisë Kurti, tenton ta ndihmojë pikërisht Kurtin”

    Ndërpritet seanca që Pjetër Shala të kontaktojë me ekipin mbrojtës

    Aksidenti i tmerrshëm në Indi: Ende mbi 100 trupa të paidentifikuar

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Vendet e pasura me emetime të larta të gazrave serrë mund të paguajnë 170 trilion dollarë në dëmshpërblime klimatike

    Panelet diellore mund të jenë një fatkeqësi globale mjedisore

    Sërish regjistrohet rritje e çmimeve të importit sipas ASK-së

    Norma e inflacionit në Evropë ra në 6.1 për qind, çmimet pritet të bien vetëm në muajt në vijim

    Kapaciteti global i burimeve të rinovueshme pritet të shënojë rritje rekord këtë vit, prinë energjia diellore

    Çmimet e naftës rriten pas vendimit të ShBA-së për të rritur kufirin e borxhit

    Bie çmimi i naftës

    Rritet prodhimi i IPhone, shtohen përpjekjet për rekrutimin e më shumë punëtorëve para lansimit të modelit të ri

    Kryeministri Kurti për Ankandin Solar 100MW: Do ta shtroj rrugën për energji të ripërtrishme

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Përse duhet t’i lexoni klasikët?

    Transformers: Rise of the Beasts – vazhdim i një roboti i dobët dhe i pajetë

    Hapet mini biblioteka në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

    “Katër gazeta janë më të frikshme se një mijë bajoneta”

    Cilët janë 50 filmat më të mirë të përzgjedhur nga të pasionuarit pas tyre?

    Fragment i shkëputur nga romani “Lavdi Marrëzive” i Imer Topanicës

    Pranvera Qerimi: Thumbim i zemrës

    Sot bëhet ndarja e çmimeve në fushën e artit pamor dhe në fushën e kinematografisë

    Një burrë hyri në shtëpinë e një aktori të njohur, duke e kërcënuar me thikë atë dhe familjen e tij

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Raportohet se Benzema e ka nënshkruar kontratën më të madhe në historinë e futbollit

    Pritet të vendos pas finales së Ligës së Kampionëve/ Barcelona dëshiron kapitenin e Manchester Cityt, ai ka edhe katër opsione të tjera

    E pohon babai i tij: Leo Messi nuk është afër kthimit në Barcelonë

    Napoli dëshiron që Balogun ta zëvendësojë Osimhenin

    Aston Villa dhe Arsenal konkurrojnë për futbollistin Youri Tielemans

    Real Madridi po i bën konkurrencë Liverpoolit, i cili po tenton ta transferojë Pavardin

    Bayern Munich po mendon të transferojë Raphinha-n

    A po i refuzon Hazard paratë e Real Madridit? Këto janë dy opsionet pas largimit nga klubi spanjoll

    Një sezon në Barcelonë e pastaj në Al Hilal, a është ky plani i Messit?

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Një nënë e re tregoi vajzën e saj 18 muajshe, njerëzit u tronditën: Kjo nuk është normale

    A e dini se për çfarë shërbejnë dy vrimat e poshtme në atlete? (VIDEO)

    Cila është kafsha më e rrezikshme e cila vret më së shumti njerëz?

    Një gjerdan me një dhëmb megalodon gjendet në rrënojat e Titanikut

    A ka profesione që ‘helmojnë’ trurin?

    WhatsApp po prezanton një veçori të re që do të ndryshojë mënyrën se si ne komunikojmë

    Pse është e vështirë të kujtojmë gjërat që na kanë ndodhur para moshës 4 vjeçare?

    Nuk është ngjyra e kaltër, kjo është ngjyra më e rrallë e syve në botë

    Jehona e Adem Jasharit në Turqi, një park i tërë i Stambollit mban emrin e heroit kombëtar

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Këto pesë ushqime ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut

    Njerëzit e kanë përdorur kulluesen gabimisht, kjo është mënyra e duhur

    A ju trashin qershitë? Ato përmbajnë shumë sheqer, ja sa preferohet të hani

    Çfarë ndodh kur lagim furçën e dhëmbëve përpara se të aplikojmë pastën

    Doli e suksesshme te minjtë, a do të funksionojë te njerëzit? Zhvillohet një trajtim i ri kundër kancerit të trurit

    Çfarë efektesh pozitive ka uji i orizit?

    Bëni një sallatë perimesh nga mielli i misrit, shija e së cilës do t’ju kënaqë

    Nëse e zotëroni këtë artikull të shtrenjtë, ka më shumë gjasa të divorcoheni

    Nëse vini re këto gjëra tek vetja, jeni tip me inteligjencë të lartë

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home POLITIKË

KURTI: VERDIKTI I GJND-SË MË PROGRESIV SESA VEPRIMET E QEVERITARËVE

5 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar se kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas vendimit të GjND-së, do të kemi President e Qeveri që vrapojnë pas Presidentit të Serbisë, e që kërkojnë pajtim me Serbinë e papenduar dhe pa e paditur atë për krimet e luftës e për gjenocid.

Kurti ka shkruar në facebook se pas këtij verdikti të GjND-së, Qeveria Thaçi e asaj kohe, e më vonë qeveria pasardhëse e deri te kjo Haradinaj, e kanë harruar pikërisht këtë moment përurues me potencial emancipues të Deklaratës së Pavarësisë.

Lexoni edhe..

Pothuajse gjysma e llojeve të kafshëve ka pësuar rënie në numër: Është një paralajmërim drastik

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Porosit Web Porosit Web

Komenti i plotë i Kurtit:

Kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas vendimit të GjND-së mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e i cili goditi rëndë Serbinë ndërkombëtarisht, do të kemi President që flet për kompromise të reja të dhimbshme ndaj Serbisë? Kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas atij të vendimi te GjND-së, do të kemi President e Qeveri që vrapojnë pas Presidentit të Serbisë, e që kërkojnë pajtim me Serbinë e papenduar dhe pa e paditur atë për krimet e luftës e për gjenocid?

Më 22 korrik 2010, saktësisht 8 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) dha verdiktin e saj se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Në tetor të vitit 2008, me kërkesë të Serbisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte ftuar GjND-në ta japë mendimin e vet këshillues mbi atë nëse shpallja e njëanëshme e pavarësisë nga ana e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ftesën për GjND e kundërshtuan aleatët e afërt të Kosovës, ndërkohë që abstenuan vende që e njohin Kosovën. Kërkesën e Serbisë për të ftuar GjND-në e mbështetën kryesisht vendet që nuk e njohin Kosovën, dhe, sajë disa mungesave, ato e patën shumicën. Kompozimi i Asamblesë së Përgjithshme, bashkë me pasivitetin dhe paaftësinë e qeveritarëve të Kosovës, mundësuan pra, jo gjykimin e Serbisë fajtore për krime lufte e gjenocid, por gjykimin e së drejtës së Kosovës për pavarësi e sovranitet.

GjND-ja atëbotë radhazi shprehu qëndrimet e saj që nuk ka pse të mos e jep një mendim për këtë çështje, që nuk ka ndalesë të përgjithshme në ligjin ndërkombëtar për të shpallur pavarësinë, që Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese janë pjesë të ligjit ndërkombëtar, se ata që e shpallën pavarësinë nuk e konsideronin veten, thjesht, njerëz të IPVQ-ve, se heshtja e PSSP-së atëbotë e konfirmonte këtë gjë, se KS i OKB-së në bazë të R1244 nuk e kishte të rezervuar të drejtën për përcaktimin e statusit të Kosovës, dhe se, përfundimisht, as R1244 e as Korniza Kushtetuese nuk e ndalonte nxjerrjen e deklaratës së pavarësisë.

Duhet të vihet në dukje që Deklarata e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 përmban një moment emancipues të rëndësishëm, të cilin një qeveri me vullnet politik tjetërfare do të mund ta mobilizonte progresivisht në drejtim të heqjes graduale të kufizimeve të vendosura përmbi të, si pasojë e një kompromisi ndërkombëtar çfarë ishte pakoja e Ahtisaarit. Ky moment emancipues është pikërisht fjalia e parë e deklaratës, aty ku thuhet “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.” Pikërisht në këtë moment ndodh vetëtransformimi i Kuvendit të Kosovës nga një Institucion i Përkohshëm Vetëqeverisës (IPVQ) nën UNMIK-un në një institucion të popullit dhe shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Nuk është e rastësishme që edhe GjND-ja e veçoi këtë moment si argumentin krye sor në përgjigjen e saj negative në pyetjen se a e ka shkelur Deklarata e Pavarësisë ndonjë ligj ndërkombëtar. Siç arsyeton vendimi i GJND-së, këtu nuk mund të flitet për tejkalim qoftë të ligjit të përgjithshëm ndërkombëtar qoftë atij special (si p.sh. R1244) sepse institucionet që shpallën pavarësinë nuk ishin ato që i rregullonte R1244 – pra, nuk ishin IPVQ; ato u vetëtransformuan, përmes vetë aktit të shpalljes, në organe të shtetit të pavarur të Kosovës dhe si të tilla nuk mund të konsideroheshin më përgjegjëse ndaj R1244. Natyra performative e aktit të shpalljes, që karakterizon universalisht çdo akt shpallës, nuk i mungoi as shpalljes së 17 shkurtit; madje, nga perspektiva e ligjit ndërkombëtar, e shpëtoi atë nga të konsideruarit si një akt i jashtëligjshëm.

Por çfarë ka ndodhur më pas? Qeveria Thaçi e asaj kohe, e më vonë qeveria pasardhëse e deri te kjo Haradinaj, e kanë harruar pikërisht këtë moment përurues me potencial emancipues të Deklaratës së Pavarësisë. Duke pranuar bisedime të vazhdueshme me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë pranuar të ulen në tryezë bisedimesh me dy entitete (Serbia në njërën anë, BE-ja në anën tjetër) të cilat ose janë armiqësisht kundër vetë qëllimit themelor të asaj shpalljeje (rasti i Serbisë) ose janë neutral karshi të njëjtës (rasti i BE-së).

Leximi që GjND-ja i bëri Deklaratës së Pavarësisë doli të jetë më progresiv sesa qëndrimet e veprimet e qeveritarëve të Kosovës të udhëhequr nga Hashim Thaçi. E, regresioni i këtij po vazhdon me shpejtësinë e njëjtë të vrapimit që ai bën pas Serbisë e Vuçiqit.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

A E KENI TELEFONIN FALS APO ORIGJINAL? KËSHTU MUND TA DINI!

Lajmi tjetër

SERBIA TË NDALË FALJEN E ARMËVE SI MJET TË DIPLOMACISË

Të ngjajshme

TË FUNDIT

Pothuajse gjysma e llojeve të kafshëve ka pësuar rënie në numër: Është një paralajmërim drastik

23 Maj, 2023
LAJME

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28 Mars, 2023
TË FUNDIT

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

24 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM