Një e treta e banorëve të Zvicrës kanë origjinë të huaj. Historiani Kijan Espahangizi flet për një këndvështrim tjetër që duhet të marrë Zvicra, shkruan bazonline.ch.
Njëherë vlen si i huaj, kurse më pas si person me origjinë emigrantësh. Çështja e zviceranëve të “vërtetë” ka kaluar realitetin.
“Sqarimi se kush është sot zviceran ose zvicerane, ka nevojë për një Reality Check dhe një Update,” vijon historiani përcjell foldrejt.com. Nuk mundet që në kohën kur një pjesë kaq e madhe e zviceranëve kanë origjinë të huaj, edhe pas brezit të tretë, nga ngjyra e lëkurës dhe traditat ai të mos vlerësohet si zviceran.
53.3 përqind e zviceranëve rrjedhin nga dy prindër helvetë, kurse 8.6 përqind janë zviceranë ku njëri prind u ka lindur jashtë shtetit – pra gjithësej 61.9 përqind.
21.4 përqind e banorëve në Zvicër janë të huaj të lindur jashtë Zvicrës, 13.5 përqind të të huajve janë natyralizuar, kurse në fund 2.3 përqind janë të huaj që kanë lindur në Zvicër.
Nacionalitetet, kosovarët të pestët për nga numri në Zvicër
Sa u takon banorëve mbi moshën 15 vjeçare, që kanë ndonjë origjinë të huaj nga ndonjë prindër, pas zviceranëve (958 mijë), të huajt me numrin më të madh janë italianët 275 mijë, gjermanët 259 mijë, portugezët 210 mijë, francezët 107 mijë, kurse më pas vijnë banorët e Kosovës me plot 80 mijë banorë.
Më pas vijnë spanjollët (71 mijë), turqit (56 mijë), serbët (55 mijë), shtetasit e Maqedonisë 49 mijë.
Pra jashtë shteteve të BE-së, shqiptarët janë me numrin më të madh në Zvicër – duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e shtetasve serbë dhe maqedonas janë me origjinë shqiptare./Foldrejt.com