Ikja e fuqisë punëtore në diasporë, sipas biznesmenit të njohur nga Kosova Korab Blakaj, duhet cilësuar si një humbje dhe jo si një aset ekonomik, transmeton Fol Drejt.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Blakaj ka vënë theksin tek shpenzimet ekonomike, të cilat janë të nevojshme për edukimin e një fëmije, të cilin shoqëria perëndimore e merr si aset të gatshëm, sapo ai të bëhet i aftë për punë.
Ky është statusi i tij i plotë:
Skllavëria moderne
Kostoja mesatare e ulët për të rritur dhe shkolluar një fëmi dëri në moshën 21 vjeqare,sillet mes 50-70 mijë euro.
700 mijë qytetarë të larguar i kanë kushtuar Kosovës dhjetëra miliardë euro.
Në 700 mijë krahë pune të gatshëm, Europa ka investuar 0€.
700 mijë qytetarë të larguar nga Kosova , i sjellin Kosovës 1 miliard Euro remintenca në vit!
Punojnë 12 muaj për të dërguar mesatarisht 1500€ në vit!
Nga puna mujore prej andej vjen vetëm 125€.
Për 125€ askush nuk punon në Kosovë.
Pjesa tjetër e pages rishpenzohet në Europë!
Mesatarja e të ardhurave vjetore e kalon shumën 21 miliardë në vit.
Vlera e përbashkët e punës është mesatarisht 4 fishi i të ardhurave!
700 mijë skllevërit modernë. Unë mes tyre!
Kush flet për diasporen si aset e investim strategjik , e jo si humbje e jashtëzakonshme , është i rrjedhur nga truri!
Kush krijon kushtet ta riatdhesojë diasporën është STRATEG dhe BURRËSHTETAS!