Deputetët e Kuvendit të Kosovës në fillim të punimeve parlamentare kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Për këtë u shpreh në kuvend edhe kryeparlamentari Konjufca, përcjell Fol Drejt.
“Këtë seancë ta fillojmë menjë minutë heshtje për t’i nderuar viktimat, të cilat humbën jetën në këtë termet. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës ju shprehim ngushëllime familjeve, të cilët i humbën më të dashurit të tyre, u prehshin në paqe të gjithë ata që ndërruan jetë”, tha Konjufca./FolDrejt/