Seanca e radhës e Kuvendit pritet të fillojë sot nga ora 13:00, ku veç katër pikave të reja në rendin e ditës janë edhe pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara të mbajtura në datat 7 dhe 24 tetor.
Ky është rendi i ditës:
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021./FolDrejt/