Ismael Gharbi, është 17-vjecari i cili u bë i njohur në rrjetet sociale pas pamjeve të takimit të tij me Lionel Mesin në seancën e parë stërvitore të argjentinasit me klubin e ri.
Pas atij momenti Gharbi ka surprizuar dhe me paraqitjet e tij në fushë duke ngjallur interesin e klubeve angleze si Liverpul dhe Çelsi.
Duke parë kontratën e tij e cila skadon në muajin qershor pritet të shihet nëse klubi parizien do të tentoj rinovimin me lojtarin, apo do të jetë ai që do të largohet si lojtar i lirë drejt ishulli, i joshur dhe nga shuma e majme e sterlinave në kontratën që do ti ofrohet.
Pritshmëritë për talentin e tij janë të larta duke parë mendimin që yjet e skuadrës si Mesi dhe Mbape kanë për të, si dhe nga pamjet e ofruara nga seancat e tij stërvitore. Mbetet për tu parë nëse talenti i tij do të shihet të luaj në “Parc des Princes” apo do të zhvillohet diku larg Francës./FolDrejt/