Moti sot pritet të jetë me vranësira e në disa zona lokale të ketë edhe shi.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku ka shtuar se temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, përcjell Fol Drejt.