fbpx
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Ky është narkoshtet”/ Berisha për kamerat e instaluara në Shkodër: Bandat kontrollojnë çdo gjë

Lexoni edhe..

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas njoftimit të bërë nga Policia e Shkodrës, ku tregohej se ishin çmontuar kamerat e sigurisë së grupeve kriminale.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo gjë tregon se krimi kontrollon gjithçka në Shkodër e jo vetëm.

“Krimi kontroll të rreptë të territorit. Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimmarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë! Ky është narkoshtet!, shkruan TiranaNews, transmeton FolDrejt.

Të ngjajshme