Të paktën 130 ndërtesa banimi u dëmtuan nga një tërmet i fortë sizmik në El Salvador, u shkaktuan rrëshqitje dheu dhe më shumë njerëz u evakuuan në strehimore, njoftuan autoritetet e vendit të Amerikës Qendrore.
Siç thuhet në njoftim, nga e diela pasdite deri në mëngjesin e së hënës janë regjistruar 219 tërmete dhe më i forti ka qenë 5.1 i shkallës Rihter, në një thellësi prej nëntë kilometrash, në komunën e San Lorenzos, transmeton Reuters.
Nuk u raportua për të vdekur, por lëkundjet dëmtuan shtëpitë dhe shkaktuan të paktën 20 rrëshqitje dheu, duke bërë që autoritetet të lëshojnë një alarm të kuq për qytetet në epiqendrën e aktivitetit sizmik./FolDrejt/