Real Madrid e eliminoi Barcelonën nga Kupa e Mbretit me një fitore të madhe jashtë fushe. Sulmuesi Mariano Diaz ka festuar fitoren me skuadrën madrilene, megjithëse në këtë sezon, Diaz u shfaq në vetëm tetë ndeshje dhe grumbulloi vetëm 57 minuta lojë.
Qendërsulmuesi nga Republika Domenikane u transferua te Reali nga Lyon në vitin 2018. Klubi madrilien e pagoi atë 21.5 milionë euro, sipas Transfermarkt. Në këto pesë vite, Diaz bëri 81 paraqitje dhe shënoi 12 gola. Por ai kurrë nuk luajti më pak se këtë sezon. Ai ishte i shqetësuar nga dëmtimet e lehta, por edhe nga fakti që Karim Benzema luante rregullisht në formacionin e parë. Por edhe kur francezi nuk ishte në gjendje të performonte, Diaz nuk ishte zgjedhja e parë për ta zëvendësuar atë.
Fatmirësisht për drejtuesit e Realit, Diaz ka hyrë në vitin e fundit të kontratës. Ai është i lidhur me klubin deri në verën e këtij viti, kur me siguri do të largohet. Paga e tij është më shumë se tetë milionë euro bruto, që do të thotë se këtë sezon ai fitoi rreth pesë milionë euro për më pak se një orë lojë, transmeton Fol Drejt.