SHBA sot voton mes një lideri të mbështetur nga 80 përqind e europianëve, Joe Biden, dhe një lideri republikan, por që shpesh quhet si anti-establishment, Donald Trump. Zgjedhjet amerikane, pavarësisht fushatës, shpesh janë të përcaktuara për shumë shtete amerikane. Fjala vjen, Kalifornia dhe Nju Jorku “çdoherë” votojnë demokratët (Biden), kurse Teksasi, dhe një sërë shtetesh qendrore të Amerikës votojnë republikanët (Trump). Shtetet që do vendosin për presidentin e ardhshëm janë Ohajo, Karolina e Veriut, Florida dhe Pensilvania.
Por, “Pensilvania është kingmaker për Shtëpinë e Bardhë”, shkruajnë mediat ndërkombëtare si Economist, përcjell foldrejt.com.
Komuniteti shqiptar në Pensilvani normalisht që do ketë rol të rëndësishëm për të parin e Shtëpisë së Bardhë./Foldrejt.com