Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Ai thënë se dëshiron që në takimin e 18 gushtit të ketë marrëveshje, por nuk e ka specifikuar se për çka.
Tutje, Lajçak theksoi se përmes dialogut dëshiron që më 1 shtator të shmanget situata e tensionuar e 31 korrikut.
“Do të kemi diskutime për marrëdhëniet e së ardhmes, si të arrihet normalizimi dhe do të diskutojmë çështjet aktuale. Ne kemi dy liderë me mandate demokratike dhe presim që ata të dedikohen në gjetjen e një zgjidhjeje që siguron se nuk do të ketë krizë”, ka deklaruar Lajçak.