Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si temë është diskutuar veçmas ditë më parë, kur vetë kryeminstri Kurti kategorisht e mohoi si mundësi krijimin e një asociacioni të tillë brenda territorit të Kosovës.
Lidhur me këtë temë, ka folur sot edhe emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një komunikate për media, transmeton Fol Drejt.
Lajçak ka thënë se kjo është një çështje për të cilën është zotuar Kosova dhe se e njëjta duhet të zbatohet.
“Sa i përket Asociacionit është zotimi të cilin e ka pranuar Kosova përfshirë këtu përmes ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes. Ka një parim të mirënjohur të drejtës ndërkombëtare, që thotë se ajo që është pajtuar duhet të zbatohet”, ka thënë Lajçak.
“Kosova e ka Asociacionin e komunave. Mua si kryeministër mjaft po me del Asociacioni i komunave të Kosovës. Unë nuk jam në dijeni si kryeministër i Kosovës për ndonjë plan të Asociacionit të komunave me shumicë serbe…Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk kam çfarë të shtojë”, kishte deklaruar Kurti. /FolDrejt/