Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Davos të Zvicrës, ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
Vetë presidenti serb, përmes një postimi në Instagram ka njoftuar për takimin, me ç’rast ka bërë të ditur se u diskutua për situatën në rajon dhe për dialogun Kosovë-Serbi./FolDrejt/