Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Jose Manuel Albares.
Kështu ka njoftuar vetë Lajçak, i cili në twitter ka treguar se temë diskutimi qe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevoja për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.
“Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik”.
“Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Italisë për procesin e ndërmjetësuar nga BE”, është shprehur Lajçak./FolDrejt/