Klubi helvet FC Lugano po planifikon rikthimin e një emri që para pak vitesh bëri buji në shtetin helvet, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te Corriere del Ticino. Sulmuesi Armando Sadiku i cili momentalisht ka një kontratë me klubin spanjoll LEvante, mund të huazohet nga presidenti i Lugano.
Kjo mund të jetë një shansë e mirë për sulmuesin shqiptar Sadiku, i cili dikur ishte ndër golashënuesit më të mirë të ligës helvete. Ai ka luajtur më parë për FC Zürich, Vaduz dhe FC Lugano. Në Spanjë ai nuk gjen mundësinë për t’u aktivizuar./Foldrejt.com