Shoqëria ajrore gjermane Germania do stacionojë nga 31 marsi 2019 një aeroplan Airbus A319 me 150 ulëse në aeroportin “Adem Jashari” në Kosovë. Në bashkëpunim dhe partneritet me Air Prishtina do fillojnë fluturime verore 2019 nga Prishtina drejt tre qyteteve gjermane Stuttgart, Hamburg dhe Hannover, shkruan portali zviceran abouttravel.ch, përcjell albinfo.ch. Destinacionet e deritanishme do mbesin edhe atëherë drejt Mynihut, Düsseldorf, Basel-Mülhausen dhe Verona.
Në vitin 2017 Germania ishte në vendin e parë me pasagjerë në aeroportin e Prishtinës me plot 300 mijë. Ky është një lehtësim tjetër për diasporën shqiptare ne vendet gjermanofone.