Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas dorëzimit të mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti.
Osmani ka shkruar në profilin e saj në Twitter se duhet të luftohet korona virusi, e ka bërë thirrje që liderët të mos e luftojnë njëri tjetrin.
Të njëjtën porosi e ka shkruar në të dy gjuhët, atë shqip dhe anglisht.
Kjo është hera e parë që Osmani është deklaruar lidhur me mocionin që e ka paralajmëruar Lidhja Demokratike.
Ajo ka votuar kundër kur kjo temë është diskutuar në kryesi të partisë.
LDK sot ka dorëzuar në Kuvend të Kosovës mocionin me 46 nënshkrime.