Trajneri anglez Frank Lampard është shkarkuar sot dhe nuk do të jetë më menaxher i Evertonit, raporton BBC Sport.
Evertoni ka shënuar katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë, ndërsa klubi nga Liverpooli aktualisht është në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 15 pikë. Pas ndeshjes me West Ham, të cilën Everton e humbi 2-0, Lampard deklaroi se nuk i frikësohet shkarkimit.
“Unë thjesht bëj punën time. Çdo ditë ngrihem dhe mendoj se si mund të jemi pak më mirë – është kaq e thjeshtë. Sezonin e kaluar patëm një luftë të madhe dhe qëndruam në ligë. Humbëm Richarlison kështu që është normale të luftojmë përsëri kur klubet e tjera po përpiqen të ecin përpara. Nëse nuk ecni përpara, do të vijnë kohë të vështira. Tani janë kohë të vështira dhe ne të gjithë duhet të përpiqemi të ecim përpara”, theksoi trajneri i anglez të shtunën./FolDrejt/