Lajmi për vdekjen e papritur të Labinot Aliajt na ka tronditur dhe pikëlluar të gjithëve në Partinë Demokratike të Kosovës.
Aktivisti e anëtari jonë i devotshëm, si dhe asamblisti i përkushtuar në Kuvendin Komunal të Istogut nga radhët e partisë sonë, ishte shembull për angazhimin në të mirën e qytetarëve.
I edukuar, punëtor, i palodhshëm dhe me sjellje shembullore, Labinoti do të kujtohet gjithmonë nga të gjithë ne.
Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliaj!
Dritë pastë shpirti i bardhë i tij! -Partia Demokratike e Kosovës
