Lakmia e pozitës
Poezi nga Burhan Fili
Me urtësinë e Tij, Allahu “pozita” mund t’i japë “dikuj,”
sado lart të ngjitet për Burrninë mbetet i huj!
Këto janë mesime të mëdha që Zoti na i mëson,
ai që kupton si duhet, pozitën s’e lakmon!
Allahu mos na baftë prej atyne që kur u jepet pozitë,
në burrni hise nuk kanë, s’u bahet vonë me u korit!
Allahu na rujt nga lakmia për pozitë,
Allahu mos na turpëroftë nëse sprovohemi nji ditë!
Nëse dikuj i kërkohet pozitë të marrin,
duhet të ruhet fort që faqebardhë të dalin!