Trajneri aktual i Derby County, Frank Lampard, ka rënë dakord me klubin e tij të dikurshëm Chelsea.
Siç raportojnë mediat britanike, prezantimi i tij si trajneri i ri i “të kaltërve” pritet zyrtarisht sot.
Ish-mesfushori i shkëlqyeshëm në pankinën e Chelseat do të pasojë italianin Maurizio Sarri, i cili u largua pas vetëm një sezoni dhe mori drejtimin e Juventusit.
Pretendohet se Lampard në Stamford Bridge ishte në bisedime të cilat zgjatën deri në 1:30 pas mesnate. Kushtet janë finalizuar, por Lampard ka kërkuar të marrë garanci nga pronari Roman Abramovich në lidhje me pritjet dhe planet e klubit pas skadimit të ndalesës njëvjeçare të blerjes së lojtarëve, të caktuar nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA).
Derby County më parë kishte lejuar Lampardin të negociojë me Chelsean.
Gjatë karrierës së tij të pasur Lampard për 13 sezone ka veshur fanellën e “të kaltërve”, për të cilët luajti 648 ndeshje dhe shënoi 211 gola. Me Chelsean ai fitoi 11 trofe, përfshirë tre tituj të kampionit të Anglisë dhe një në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës. Ai luajti për West Ham, Swansea, Manchester City dhe New York City. Karrierën e tij e përfundoi në vitin 2016 ndërsa trajner i County-t u bë më 31 maj 2018. Ai luajti për Anglinë në 106 ndeshje dhe shënoi 29 gola.