E enjte, 18 Prill, 2024

LANSOHET SISTEMI INTELIGJENT “SMART HOME”

Sot në ambientet e ICK-së u lansua sistemi inteligjent “Smart Home” nga kompania kosovare “Smart Home Europe”. Ky produkt, i cili funksionon përmes energjisë elektrike, kryen disa funksione brenda shtëpisë, të cilat realizohet përmes pulsantëve dhe telefonave të mençur.

Funksionet mund të konfigurohen sipas edhe sipas dëshirës, e më pas ato mund të ekzekutohen me një klikim përmes sistemit inteligjent “Smart Home”.

Lexoni edhe..

Lulzim Veliu, themelues i  “Smart Home Europe”, tha se produkti “Smart Home” apo “Shtëpia e mençur” është një nga sistemet më të avancuara në tregun kosovar.

“Smart Home Europe sot e bëri lansimin e produktit të saj. Është produkt që vjen nga kompania lidere botërore “Digital Strom”. Pra, është fjala për një sistem që është për momentin lider botëror dhe këtë e kemi sjellë në Kosovë. Nuk kemi shkuar nga ajo që të sjellim produkte turke, kineze me çmime që i dimë të gjithë çfarë janë, por kemi zgjedhur një nga produktet më të avancuara që ka gjetur shtrirje në gjithë botën”, ka thënë Veliu.

Ndërsa, Milaim Deliu, bashkëthemelues dhe CTO në këtë kompani, tha se ky sistem është punuar me synimin që ta lehtësojë përditshmërinë, të ofrojë siguri, por edhe të kursejë energjinë elektrike.

Ai tha se sistemi tashmë është i gatshëm për implementim në ndërtesa banimi, dhe se për këtë gjë kanë trajnuar edhe grupin e të rinjve “Smart Home Team”, ndërkaq kostoja për instalimin e një sistemi të tillë do të jetë mesatare.

“Smart Home në radhë të parë është një sistem që e lehtëson jetën, që ka të bëjë domethënë me lehtësimin e përditshmërisë, e bën shtëpinë më të sigurt dhe ndihmon në efiçiencën e energjisë, domethënë në menaxhimin ose në kursimin e energjisë. Ky sistem, i cili sot është lansuar, funksion përmes linjave të rrymës elektrike dhe ne mendojmë se pavarësisht faktit se shumë sisteme të Smart Home funksionojnë në faza të ndryshme, mendojmë se vetëm instalimi elektrik është baza optimale dhe efikase për integrimin e një sistemi”, ka thënë Deliu.

Pas promovimit, produkti “Smart Home” u testua nga nxënësit e shkollës së mesme elektronike “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

Të ngjajshme