Rusia ishte mike me Greqinë derisa Athina nuk iu përmbajt “kërkesave amerikane”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas gazetës greke Kathimerini.
“Ne vumë re një transformim në udhëheqjen e saj.” Ajo u detyrua ose u pajtua të përmbushte kërkesat amerikane. Ne kemi nxjerrë konkluzionet tona për ata që mbështesin me kaq kënaqësi agresionin kundër Rusisë”, shkroi në Twitter ambasada ruse në Athinë në deklaratën e Lavrov, përcjell Fol Drejt.
Me këtë postim në Twitter, ministri i Jashtëm rus shprehu pakënaqësinë e tij përmes ambasadës ruse në Athinë, duke reaguar pa precedentë ndaj qëndrimit që Greqia ka mbajtur në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, shkruan Kathimerini./FolDrejt/