SHBA-të shkelin parimin kyç të Kartës së OKB-së për barazinë sovrane të shteteve fjalë për fjalë çdo orë, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Barazia në sovranitet është parimi mbi të cilin bazohet OKB-ja. “Çdo ditë dhe çdo orë, SHBA-të e kundërshtojnë këtë parim”, tha Lavrov, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se SHBA, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, nuk i lejon vendet e tjera të vendosin vetë nëse e kuptojnë apo jo politikën e Rusisë ndaj Ukrainës./FolDrejt/