“Së bashku me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës mbrëmë patëm nderin të zhvillojmë një takim online me z. Peter Beyer, deputet i Bundestagut Gjerman si dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme ku ai është raportuesi kryesor për marrëdhëniet transatlantike dhe për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu është anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku shërben si raportues për Kosovën.
Në këtë takim shumë miqësor diskutimet tona u përqendruan tek sfidat dhe gjendja e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë bisedave mes anëtarëve të KKD dhe z. Beyer vend të posaçëm zuri çështja e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën, situata politike dhe gjendja ekonomike në vendet e rajonit, si dhe programet e BE-së për investime në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Si njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin tonë, z. Peter Beyer vuri në pah se Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe se po punohet për integrimin e këtyre shteteve në Bashkimin Europian. Ai e nënvizoi dhe rëndësinë e plotësimit të kushteve nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, reformat që duhet t’i kryejnë këto vende. Gjatë fjalës së tij z. Beyer në mënyrë të veçantë nënvizoi përpjekjet e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe rikonfirmoi se vendi i tij vazhdon të jetë mbështetës i fuqishëm i procesit të integrimit europian si dhe i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Takimin e mbyllëm duke e çmuar lart përkushtimin e deputetit Beyer për ta ndihmuar rajonin tonë si dhe duke e falënderuar për këshillat e tij dashamirëse për rolin e diasporës sonë në çuarjen përpara të proceseve integruese e të zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.”-ka shkruar Lazim Destani në rrjetin social Facebook.![](data:image/svg+xml,%3Csvg%20xmlns='http://www.w3.org/2000/svg'%20viewBox='0%200%201%201'%3E%3C/svg%3E)
![](data:image/svg+xml,%3Csvg%20xmlns='http://www.w3.org/2000/svg'%20viewBox='0%200%201%201'%3E%3C/svg%3E)
![](data:image/svg+xml,%3Csvg%20xmlns='http://www.w3.org/2000/svg'%20viewBox='0%200%201%201'%3E%3C/svg%3E)
![](https://scontent.fprn12-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/125287995_4207964545905610_7815120492750327373_n.jpg?_nc_cat=100&ccb=2&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=4FtufVdWU08AX9UPFYi&_nc_ht=scontent.fprn12-1.fna&oh=cc04830c55fa72de56a46e60463aebd8&oe=5FD4696C)
![](https://scontent.fprn12-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/125401803_4207964672572264_1222264504358269669_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=2&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=hOxJI5e9WkcAX8bmU_x&_nc_ht=scontent.fprn12-1.fna&oh=1f0c42da8fa77b8144530def7da59d53&oe=5FD52E81)
![](https://scontent.fprn12-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/125253193_4207964549238943_62927909014944446_n.jpg?_nc_cat=106&ccb=2&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=1SFu5KSfwccAX8Uv-xq&_nc_ht=scontent.fprn12-1.fna&oh=b1d3e43249f4723dbff9f1af670fa3c1&oe=5FD5BCAE)