Lidhja Demokratik e Kosovës, sot, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Këtë e ka bërë të ditur LDK përmes rrjetit social Facebook.
“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, thuhet në deklaratën e LDK-së.
Ndërkaq, ndaj LDK-së ka reaguar deputetja e LVV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk ka kushte për mbajtje të seancës, aq më pak për debat parlamentar.
Ajo thotë se duhet të pret seanca deri në pezullimin e gjendjen emergjente.