Kryesia e LDK-së ka vendosur që nënkryetari i këtij subjekti dhe kreu momental i ekzekutivit, Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.
Hoti do të garojë në këto zgjedhje kundër Enver Hoxhaj të PDK-së, ndërsa partitë tjera ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre për kryeministër, edhepse Vetëvendosje thotë se është duke pritur për aktgjykimin e Kushtetueses në mënyrë që Albin Kurti të nominohet për kryeministër.
AAK-ja ndërkaq ka deklaruar se Ramush Haradinaj do të jetë vetëm bartës i listës e jo kandidat.