Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë marrë lëndime derisa ishin duke punuar në ndërtimin e një shtëpie.
Ngjarja ka ndodhur të premten, në Rahovec.
Lëndimet ata i pësuan kur vinçi është shkëputur nga pllaka dhe ka rënë në tokë.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës.