Një person në ka rënë pre e një vjedhjeje derisa e kishte dërguar veturën në rregullim.
Rasti ka ndodhur në komunën e Leposaviqit, transmeton Fol Drejt.
“Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur bateria ndezëse e makinës për punë ndërtimore, pronë e një personi tjetër i cili e kishte dërguar për të rregulluar makinën.
Rasti në procedurë hetimore.” – thuhet në raport./FolDrejt/