Fol Drejt
E diel, 1 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home RELIGJION DHE POLITIKË

Lëvizja e studentëve: ku humbi Komuniteti Musliman Shqiptar

6 vjet më parë
in RELIGJION DHE POLITIKË, SHQIPËRI, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Siç dihet prej ditësh studentët kanë braktisur auditoret, dhe për një sërë arsyesh protestojnë në rrugë, duke i kërkuar me vendosmëri qeverisë një numër kërkesash. Protesta për nga masiviteti dhe spontaniteti i manifestimit të saj, ku padyshim spikatin parrullat e larmishme, ka fituar menjëherë simpatinë e shumicës së qytetarëve. Sigurish partitë opozitare apo grupime politike janë munduar të njehsohen me protestën, pse jo edhe ta uzurpojnë drejtimin e saj, që më pas ta pilotojnë drejt agjendave të tyre. Sakaq, një organizatë si Kisha Katolike, e cila rrallë përfshihet në përplasje sociale ku protagonist është qeveria, lëshoi një deklaratë në mbështetje të lëvizjes studentore. Pa hyrë në detajet programore apo në ngjyrimin ideologjik të protestës, Kisha Katolike deklaroi se studentët dhe rinia “janë pjesa më energjike e shoqërisë”. Po ashtu në tekstin e deklaratës, Kisha Katolike thotë se “mbështet çdo reformë që i vjen në ndihme shtresave të varfra të shoqërisë.” Megjithatë edhe kjo organizatë më pas ka bërë një kthesë U, kur i bën thirrje “palëve” të dialogojnë, një pozicion që hapur i shkon përshtat pushtetit.

Në këtë situatë të pazakontë social-politike, e cila ka zgjuar nga letargjia shumëvjeçare qytetarin shqiptar, mungoi me një qëndrim organizata fetare më e madh në vend Komuniteti Mysliman. Nuk është i domosdoshëm reagimi ndaj çdo proteste apo për cilindo konflikt social, pasi në një shoqëri demokratike është e natyrshme që disa grupe sociale apo interesi do të jenë të pakënaqura me qeverinë. Në këtë këndvështrim nuk është e thënë që KMSh të monitorojë rregullisht kalendarin e pakënaqsive popullore ndaj qeverisë, por është e thirrur që ta mbaj çelur njërin sy ndaj zullumeve të qeverisë, aq më tepër kur ky zullum po asfikson rininë universitare. Gjendja ku e ka katandisur qeveria arsimin e lartë përmes pseudoreformës së saj, saqë detyroi të nxirrte këto ditë të ftohta studentët dhe një pjesë të petagogëve në rrugë, kategorizohet në dështimet madhore të qeverisë. Është rrënqethëse teksa nga njëra anë dëgjojmë rrëfimet e mjerimit nga gojët e studentëve protestues, të cilët detyrohen të braktisin fakultetet për të siguruar me punë të hollat për të paguar vitin e ardhshëm akademik, dhe nga ana tjetër kumbon heshtja e gjithkujtë që bëhet palë me arrogancën e qeverisë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

KMSh ka ditur të bëjë shpesh deklarata për të dënuar akte apo fenomene kriminale që ndodhin shumë larg realitetit shqiptar. Kreu i KMSh ka shpenzuar energjitë e tij për të kritikuar “paudhësitë” politike të një vendi tjetër i cili rrëmben bashkëqytetatët e tij në një vend të tretë. Gjithashtu ish nënkryetari i saj ka denoncuar indiferencën e besimtarëve shqiptar ndaj padrejtësive që i bëhen shumë qytetarëve turq nga qeveria në vendin e tyre. Këto pak rreshta për të kuptuar se KMSh kur dëshiron, është e gatshme të reagojë ndaj zullume të cilat ajo i konsideron parësore për t’u denoncuar nga institucioni i saj. Për fenomene negative, veprime arbitrare apo dhunime të ligjit, të cilat kanë qenë rutinore nga qeveria, sidomos dekadën e fundit, KMSh nuk ka pipërirë asnjë fjalë.

Jo vetëm që KMSh nuk ka kritikuar qoftë një herë të vetme qeverinë, por eksponentë të saj janë vënë në shërbim të propagandës së qeverisë dhe sukseseve të saj. Gara për t’u venë në shërbim të qeverisë apo të qeveritarëve të saj lokalë tashmë është shndërruar në normë, një fenomen i urryer dhe i neveritshëm. Shkalla e servilizmit të myftiut të kryeqytetit ndaj kandidatit në hije për kryetar të PS është prej vitesh në ngjitje, saqë është reduktuar në një personazh grotesk që shëtit në kronikat televizive të bashkisë herë si lulishtar, herë si guzhinjer e herë si klerik. Ndërkohë një tele-imam, udhëheqës i një produksioni bamirësie me producent një ish zyrtar të qeverisë, produksion që synon të zbusë varfërinë përmes solidarizimit patriotik, në një edicion të saj të fundit dëgjon gojëhapur monologjet e pushtetit dhe pozon buzagaz për audiencën e gjerë me kryeministrin që ka varfëruar si askusht tjetër shqiptarët e post-komunizmit. Rasti më flagrant i përdorimit të besimit fetar për të amistuar zullumet e qeverisë është ajo e një imami Phd, i cili iu kundërvu opozitës, sepse sipas tij një ish të dënuari që fiton tendera abuzive nga qeveria, opozita po i mbyllte dyert e mëshirës hyjnore. Sigurish opozita ia ktheu kusurin imamit Phd duke i përmendur automjetin Toyota dhuratë nga “viktima”.

Drejtësia sociale është një nga shtyllat ku mbështet një bashkësi njerëzore, dhe autoritetet fetare duhet të jenë prej aktorëve garat për të stimuluar këtë gjendje ideale apo për ta zbutur me veprime konkrete. Prej kohësh KMSh dhe funksionarët e saj më të zëshëm janë inekzistentë kur vjen puna për të denoncuar paudhësitë e pushteti, i cili për nga natyra tenton të rrëshqasë në autoritarizëm nëse nuk sfidohet nga aktorë të ndryshëm në shoqëri. Përkundrazi, në vend së KMSh dhe funksionarët e saj të ushtrojnë këtë mision themelor të besimit islamik, shohim shpesh e më shpesh që autoritetet fetare myslimane të jenë dekor i aktiviteteve të pushtetit pa e vrarë mendjen për pasojat katastrofike të imazhit të tyre në publik. Pa dashur t’u kërkojmë të bëhen heroj jashtë kohe, është në nderin e tyre që nën dritën e mësimeve profetike të mbështesin moralisht përpjekjen e drejtë të studentëve, pjesës më të ndershme të shoqërisë e cila duke i’u shmangur rrjetit të tregut të narkotikëve apo shtigjeve për të përfunduar në kampet e azilit, ka zgjedhur të kapet me thoj pas dijes, me shpresë dhe vizion të drejtë për të ardhen e tyre./e-zani.org

Tags: muslimanShqiperi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Lubonja apel studentëve: Pse protesta është politike, mos luftoni vetëm për hallin tuaj

Lajmi tjetër

Në SHBA regjistrohen më shumë vrasje në 20 vitet e fundit, shumëfish më tepër se në vendet tjera

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
KRYESORE

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

4 Gusht, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM