Studentët e Shqipërisë do dalin për ditën e tretë radhazi për të protestuar, pavarësisht tërheqjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke hequr pikën 4 në VKM-në e kundërshtuar ashpër nga studentët që tarifonte çdo kredit të provimeve të bartura, të cilët prej dy ditësh mblidhen në protestë para kësaj ministrie, ata duket se nuk janë kënaqur me plotësimin e vetëm një prej kërkesave të tyre.
Lindita Nikolla shtoi se tarifat i vendos vetë universiteti dhe jo ministria, duke theksuar edhe një herë deklaratat e bëra më herët.
Njëri ndër promotorët e protestës studentore, Arlind Qori, në rrjetin social Facebook ka shkruar në kundërpërgjigje ndaj ministres së arsimit:
“Sipas ligjit të arsimit të lartë, qeveria vendos:
1. Nivelin e financimit të universiteteve.
2. Tavanin e tarifës maksimale.
Nëse qeveria shton buxhetin dhe ul tavanin, tarifat ulen automatikisht.”/Foldrejt.com