Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Libri më i vjetër në gjuhën shqipe se Meshari

6 vjet më parë
in KULTURË, LAJME, SHQIPËRI, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine.

Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari” i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.

Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”.

Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942. Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

Dokumentet e hershme të shqipes Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497.

Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”. Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme.

Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt. Formula e Pagëzimit 1462 Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462.

Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.

Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin. “Meshari” i Buzukut 1555 Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. “Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sekreti i vetëm i bijës së Profetit Muhammed, Fatimes!

Lajmi tjetër

Bujaria dhe trimëria, dy përbërës kyç të pedagogjisë popullore te shqiptarët

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM