Lidhja Demokratike e kosovës (LDK) e akuzoi partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje (LV) se po e fsheh të vërtetën.
Ata për këtë shkruan në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e partisë në pushtet, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës.
Dhënia e 120 milion eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë.
Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete”, u shprehen ata.
Vlen të theksohet se formimi i Komisionit Hetimor nuk është mbështetur nga pozita, për këtë kanë reaguar të gjitha partitë opozitare duke i braktisur edhe të gjitha mbledhjet në Kuvendin e Kosovës. /FolDrejt/