Ekipi FC Kosova e cila aktivizohet në ligën e fundit të Gjermanisë Kreisliga 2 ka arritur të përmbyllë sezonën e 13 ndeshjeve të para pa asnjë humbje dhe pa asnjë barazim. Kjo ka përbërë lajm te mediat gjermane si “Merkur.de” të cilat i kanë kushtuar një artikull.
Megjithatë në përballjen e fundit kundër SC München, klubi i shqiptarëve të Gjermanisë përmbylli si mos më keq pjesën e parë të takimit me rezultatin 4:1. Si ishte e mundur që prej 13 ndeshjeve nuk shënonte humbje dhe barazim, papritur pranon katër gola për 45 minuta, përcjell foldrejt.com.
Gjatë zhveshtores, trajneri dhe lojtarët vendosin strategji tjetër dhe arrijnë që në minutat e para të shënojnë golin e dytë me anë të Bekim Shabanit për 4:2. Përkundër lojës së ashpër, shqiptarët e FC Kosova nuk mundën të përmbysin rezultatin dhe pranuan me hidhërim humbjen e parë të sezonës.
Kjo tregon se në sezonën verore FC Kosova nuk do e ketë edhe aq lehtë kualifikimin në një ligë më lartë “Bezirksliga”.
Futbolli gjerman është i ndarë në këto liga, duke filluar nga më i miri: Bundesliga, Bundesliga 2, Liga 3, Regionalliga, Oberliga, Verbandsliga, Landesliga, Bezirksoberliga, Gruppenliga, Bezirksliga dhe e fundit Kreisliga Kreisklasse.