Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është bërë e ditur se Ligji për pagën minimale do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese, shkruan Fol Drejt.
Sipas AAK-së, këtë ligj ajo do ta dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese , sipas të cilit parashihet që paga minimale të bëhet 250 euro.
“Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të dorëzojë kërkesën lidhur me vlerësimin e e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale. Pas dorëzimit Tahiri do t’i drejtohet mediave lidhur me lëndën dhe kërkesën e AAK-së”, thuhet në njoftim.
Ligji i miratuar javën që iku, nuk u mirëprit nga opozita./FolDrejt/