Prej krizës së naftës në 1973 filloi kërkesa e qytetarëve gjermanë “udhëtime të lira për qytetarët e lirë”. Megjithatë pas 45 vitesh vjen në diskutim një kufizim i shpejtësisë në të gjitha magjistralet, shkruan tagesspiegel.de.
Nga partia e majtë gjermane SPD bëjnë me dije që atje nuk duhet të udhëtohet më shumë se 100 kilometra në orë.
Nga vozitësit e shpejtë kjo iniciativë e disa deputetëve gjermanë shihet me vërejtje dhe kërkojnë që Gjermania të vijojë të jetë si shteti i vetëm ku në disa rrugë nuk ka limit të tempos së shpejtësisë.
Në Francë, Danimarkë dhe Itali limiti i shpejtësisë është prej 120 deri 130 kilometra. Në Poloni ka një rritje ku lejohet 140 km/h, kurse në Shqipëri shpejtësia më e madhe e lejuar është 110 km/h. Në Maqedoni shpejtësia e lejuar është 120km/h.
Ndërkohë, në Britaninë e Madhe shpejtësia maksimale është 113 km/h në autostrada. Në Irlandë, shpejtësia kufizohet në 100 km/h në të gjitha rrugët kombëtare, kurse në Belgjikë kufiri i shpejtësisë u zvogëlua në 70 km/h në Flandër në janar 2017, por mbetet 90 km/h në Valloni dhe në kryeqytet, në Bruksel./Foldrejt.com