Linja ajrore portugeze TAP njoftoi sot se do të anulojë 1316 fluturime për shkak të një greve të planifikuar për në fund të janarit, e cila do të prekë rreth 160,000 pasagjerë.
TAP njoftoi se pret një humbje prej rreth 18 milionë euro dhe Reuters raporton se kompania aktualisht po merr ndihmë nga BE në vlerën 3.2 miliardë euro, përcjell Fol Drejt.
Sindikata e ekuipazhit të fluturimit njoftoi në fillim të këtij muaji se do të ndalonte punën nga 25 deri më 31 janar, një vendim që pasoi një grevë dy-ditore në dhjetor që rezultoi në anulimin e 360 fluturimeve./FolDrejt/