Vrasja e mistershme dhe e pazbardhur e Davidit 21 vjeçar po lëkund gjithmonë e më tepër lidershipin nacionalist të Republika Srpska. Prej disa muajsh babai i të ndjerit Davor Dragicevic po organizon protesta anti-qeveritare për të kërkuar zbardhjen e vrasjes së të birit. Për të ndaluar protestat, policia arrestoi të martën Davorin dhe krahas tij edhe 19 protestues të tjerë.
Por i menjëhershëm ka qenë lirimi nga paraburgimi i babait të zemëruar, i cili sapo u lirua nga paraburgimi, tha se do të vazhdojë të udhëheqë protestat që kërkojnë të vërtetën për vdekjen e djalit të tij, duke sfiduar ndalimin policor.
Zyrtarisht Dragiceviç u arrestua të martën pasi nuk u paraqit për seancën pyetësore lidhur me kërcënimet që i kishte bërë ministrit të brendshëm të serbëve të Bosnjës.
“Davidi im do të ketë drejtësi dhe të gjithë në këtë vend do të kenë drejtësi,” tha ai. Por Ministri i Brendshëm i Republikës Serbe Dragan Lukac tha se policia do të parandalonte protestat të cilat nuk kanë lejen e autoriteteve.
“Nëse ai tenton të organizojë një mbledhje të paautorizuar, ai do të … të futet në konflikt me policinë dhe të sanksionohet,” tha Lukac në një konferencë shtypi.
Protestat në solidaritet me Dragiceviç janë planifikuar më vonë të mërkurën në disa qytete të Federatës Boshnjako-Kroate të Bosnjës, duke përfshirë kryeqytetin Sarajevë.
Kjo është protesta e parë multietnike në Bosnjë, duke treguar fytyrën e vërtetë të problemit në Ballkan: korrupcioni dhe zhvatja e politikanëve ndaj popullit./Foldrejt.com