Propozimi i Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës paraburgim shtëpiak për ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov, dje mbrëma është aprovuar nga Gjykata Penale, shkruan foldrejt.com.
Nga Prokuroria Speciale bënë të ditur se Sasho Mijallkov dhe gjithë të liruarit tjerë nga paraburgimi në arrest shtëpiak, ka ardhur si besim se të pandehurit nuk do arratisen nga Maqedonia.
Ndërkohë Gjykata e Apelit një ditë më parë shfuqizoi paraburgimin për Mile Janakievskin dhe Kirill Bozhinovski, të dy të pandehur në rastin “Titanik 1”. Zorica Arsovska dhe Nenad Josifoviq, po ashtu shkojnë në arrest shtëpiak, të cilët u arrestuan për hetimin “Perandoria”. Ata iu bashkëngjitën Orce Kamçevit dhe Cvetan Pandelevskit, të cilët prej dy ditësh e braktisën Shutkën. Ndaj të pandehurve është shqiptuar masë e kujdesit- sekuestrim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit ose ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror./Foldrejt.com