Diego Simeone prej disa kohësh është trajneri më i paguar i futbollit në botë, por në listën e 12 ekspertëve me pagën më të lartë ka disa surpriza, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Edhe pse po bën një punë të shkëlqyer me Barcelonën, Xavi Hernandez është vetëm në vendin e 12-të me të ardhura vjetore prej 3.4 milionë funtesh. Trajneri i Wolfsburgut, Niko Kovač, i cili fiton 3.5 milionë funte në vit, është madje përpara legjendës së klubit katalanas.
Trajneri më i paguar në botë është Diego Simeone. Trajneri prej kohësh i Atletico Madridit fiton 29.8 milionë funte në vit dhe pas tij do të ketë një “boshllëk” të madh.
Në vend të dytë është Pep Guardiola, i cili fiton 19.7 milionë funte në Manchester City, i ndjekur nga Jurgen Klopp (15.7). Vendin e katërt e zë një tjetër surprizë. Bëhet fjalë për Graham Potter të Chelseat i cili fiton 12 milionë funte në vit.
Ndonëse është një nga klubet më të pasura në botë, rroga e tij befasoi shumë tifozë sepse është një specialist i talentuar, por jo mjaftueshëm i dëshmuar në nivelin më të lartë të futbollit.
Pesëshja e parë “mbyllet” nga Massimiliano Allegri i Juventusit me 11.3 milionë funte.
Trajnerët më të paguar të futbollit në botë:
Diego Simeone (Atletico Madrid) – 29.8 milionë funte
Pep Guardiola (Manchester City) – 19.7
Jurgen Klopp (Liverpool) – 15.7
Graham Potter (Chelsea) – 12
Max Allegri (Juventus) – 11.3
Thomas Tuchel (Bayern) – 10.5
Carlo Ancelotti (Real Madrid) – 9.6
Simone Inzaghi (Inter) – 8.8
Jose Mourinho (Roma) – 8.1
Xabi Alonso (Bayer Leverkusen) – 4.4
Niko Kovač (Wolfsburg) – 3.5
Xavi (Barcelona) – 3.4 /FolDrejt/