Duket që protetastat studentore dhe pakënaqësitë e popullit ndaj qeverisë kanë reflektuar te numri një i shtetit shqiptar Edi Rama, për të filluar ndryshimet. Ai sot, në mënyrë të papritur ka shkarkuar shtatë ministra, kurse ka paralajmëruar edhe dy të tjerë që në rast se nuk arrijnë rezultate do të shkarkohen në qershor, informon foldrejt.com.
Në vijim keni emrat e ri të ministrave shqiptar.
Lindita Nikolla zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit.
Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave.
Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme.
Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës.
Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë.
Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës.
Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes.
Gjithashtu, Edi Rama njoftoi se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministrja do të jetë Elisa Spiropali.
Në fund Rama parlajmëroi edhe Blendi Klosin (ministër i Mjedisit) dhe Ogerta Manastirliu (ministre e shëndetësisë) se e dinë “shumë mirë se çfarë duhet të bëjë deri në qershor.”/Foldrejt.com