Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq u ka bërë thirrje qytetarëve serbë nga veriu i Kosovës që ta bojkotojnë procesin zgjedhor, i cili është duke u zhvilluar në komunat veriore të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Për shkak të çdo serbi të arrestuar padrejtësisht, për çdo gënjeshtër të thënë nga Kurti, për çdo plumb të gjuajtur ndaj fëmijëve serbë, për shkak të represionit të përditshëm që pëson populli serb, për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve nga njësitë speciale në veri, për shkak të frikës mes serbëve që mbjell politika e Kurtit, për çdo vend të shenjtë të përdhosur serb dhe çdo monument të shkatërruar, për shkak të moszbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara!”
Për më tepër ai i ka cilësuar këto zgjedhje “jolegjitime dhe ilegale.”
Ishte pikërisht Lista Serbe e cila shkaktoi kaos institucional ku për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, braktisi institucionet e Kosovës, për ç’gjë detyroi presidenten e vendit të shpallte zgjedhje të parakohshme lokale për katër komunat veriore./FolDrejt/