Fabrizio Romano ka zbuluar se Liverpool ende po synon të nënshkruajë me Jude Bellingham pavarësisht se klubi është i lidhur me mesfushorë të shumtë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Reds janë në kërkim të një mesfushori për të rinovuar mesfushën e tyre të vjetër, me Bellingham që ende konsiderohet si prioritet kryesor.
Liverpool aktualisht është i lidhur me Matheus Nunes nga Wolves, por Romano beson se ky transferim do të realizohej vetëm në verë me Klopp që ende synon mesfushorin 19-vjeçar anglez.
“Fokusi kryesor mbetet Jude Bellingham, Nunes është një nga mesfushorët që pëlqejnë; por asgjë nuk do të ndodhë në janar për Nunes.” zbuloi Romano. /FolDrejt/