Xherdan Shaqiri ka treguar me vepër se vlen më shumë dhe se mungesa e tij është baza e humbjes së Liverpulin kundër Yjve të Kuq të Beogradit. Në ndeshjen mes Liverpul dhe Fulham, golin e dytë të nikoqirëve e shënoi 27 vjeçari shqiptar. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0, shkruan foldrejt.com.
Kjo tregon se Shaqiri po kalon momente tepër të mira me “Të Kuqtë” duke shënuar dy gola dhe tre asistime në gjashtë ndeshjet e fundit.
“Jam i kënaqur që po përshtatem shumë shpejt me Liverpulin,” tha Shaqiri pas ndeshjes.
Golin e parë për nikoqirët e shënoi Muhamed Salah.